BallinaAktualitetAmbasada në Athinë njoftim të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Greqi

Ambasada në Athinë njoftim të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Greqi

Ambasada shqiptare në Athinë bën me dije se nga fillimi i javës së ardhshme do të rinisë puna për mijëra emigrantë shqiptarë atje.

Sipas njoftimit, duke nisur nga data 18 maj, Zyra Konsullore do të rifillojë takimet e prapambetura nga 13 marsi kur edhe u mbyll.

Njoftim për rifillimin gradual të punës së zyrës konsullore:

ℹ️ Duke nisur nga dita e hënë, datë 18 maj 2020, Zyra Konsullore e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, do rinisë gradualisht dhe në zbatim të masave për mbrojtjen e shëndetit publik, ofrimin e shërbimeve për qytetarët shqiptarë, dhe veçanërisht kryerjen e takimeve të prapambetura për pasaportë dhe kartë identiteti.

-Për menaxhimin sa më korrekt të takimeve të prapambetura të periudhës kur Zyra Konsullore ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, nga data 18 maj do të kryhen në mënyrë progresive takimet e prapambetura nga 13 marsi kur u mbyll dhe Zyra Konsullore, deri më 30 prill 2020 ☑️

❗️ Takimet që ishin vendosur paraprakisht për periudhën nga muaji maj deri në qershor, do të spostohen në data të reja. Për datat e reja do të ketë një njoftim të ri, ndaj lutemi ndiqni publikimet tona në vijim. Lutemi qytetarët në fjalë të tregojnë mirëkuptim pasi Ambasada do punojë me kapacitet të plotë për t’i shërbyer edhe ato në data të reja, sa më parë që të jetë e mundur

Në këto rrethana, datat e reja të takimeve të humbura nga 13 marsi deri më 30 prill janë si vijon:

📌 Data 13 mars 2020 spostohet – 1. në datën 18 maj 2020 (oraret 8:00-14:00) dhe 2. në datën 23 maj 2020 (oraret 14:00-16:00);
📌 Data 16 mars 2020 spostohet – në datën 19 maj 2020;
📌 Data 17 mars 2020 spostohet – në datën 20 maj 2020;
📌 Data 18 mars 2020 spostohet – në datën 21 maj 2020;
📌 Data 19 mars 2020 spostohet – në datën 22 maj 2020;
📌 Data 20 mars 2020 spostohet – në datën 25 maj 2020;
📌 Data 23 mars 2020 spostohet – 1. në datën 26 maj 2020 (oraret 8:00-14:00) dhe 2. në datën 30 maj 2020 (oraret 14:00-16:00);
📌 Data 24 mars 2020 spostohet – në datën 27 maj 2020;
📌 Data 26 mars 2020 spostohet – në datën 28 maj 2020;
📌 Data 27 mars 2020 spostohet – në datën 29 maj 2020;
📌 Data 30 mars 2020 spostohet – në datën 1 qershor 2020;
📌 Data 31 mars 2020 spostohet – në datën 2 qershor 2020;
📌 Data 1 prill 2020 spostohet – 1. në datën 3 qershor 2020 (oraret 8:00-14:00) dhe 2. në datën 6 qershor 2020 (oraret 14:00-16:00);
📌 Data 2 prill 2020 spostohet – në datën 4 qershor 2020;
📌 Data 3 prill 2020 spostohet – 1. në datën 5 qershor 2020 (oraret 8:00-14:00) dhe 2. në datën 6 qershor 2020 (oraret 14:00-16:00);
📌 Data 6 prill 2020 spostohet – në datën 8 qershor 2020;
📌 Data 7 prill 2020 spostohet – në datën 9 qershor 2020;
📌 Data 8 prill 2020 spostohet – në datën 10 qershor 2020;
📌 Data 9 prill 2020 spostohet – 1. në datën 11 qershor 2020 (oraret 8:00-14:00) dhe 2. në datën 13 qershor 2020 (oraret 14:00-16:00);
📌 Data 10 prill 2020 spostohet – në datën 12 qershor 2020;
📌 Data 13 prill 2020 spostohet – 1. në datën 15 qershor 2020 (oraret 8:00-14:00) dhe 2. në datën 20 qershor 2020 (oraret 14:00-16:00);
📌 Data 14 prill 2020 spostohet – në datën 16 qershor 2020;
📌 Data 15 prill 2020 spostohet – në datën 17 qershor 2020;
📌 Data 16 prill 2020 spostohet – në datën 18 qershor 2020;
📌 Data 17 prill 2020 spostohet – në datën 19 qershor 2020:
📌 Data 20 prill 2020 spostohet – në datën 22 qershor 2020;
📌 Data 21 prill 2020 spostohet – në datën 23 qershor 2020;
📌 Data 22 prill 2020 spostohet – në datën 24 qershor 2020;
📌 Data 23 prill 2020 spostohet – në datën 25 qershor 2020;
📌 Data 24 prill 2020 spostohet – 1. në datën 26 qershor 2020 (oraret 8:00-12:00) dhe 2. në datën 27 qershor 2020 (oraret 12:00-16:00);
📌 Data 27 prill 2020 spostohet – në datën 29 qershor 2020;
📌 Data 28 prill 2020 spostohet – në datën 30 qershor 2020;
📌 Data 29 prill 2020 spostohet – në datën 1 korrik 2020;
📌 Data 30 prill 2020 spostohet – në datën 2 korrik 2020.

▶️ Theksohet se qytetarët që kanë takimin e spostuar për pasaportë dhe kartë identiteti të shtunave 23 dhe 30 maj, 6, 13, 20 dhe 27 qershor 2020, orari i punës do të jetë 09:00 deri në 14:00.

🚫 Për të evituar çdo konfuzion dhe vonesë, qytetarët që do të paraqiten në Zyrën Konsullore të Ambasadës, për të marrë shërbim, janë të detyruar:

 Të kenë të vendosura maskat dhe dorezat;
 Të respektojnë rreptësishtë distancën e sigurisë midis njëri tjetrit;
 Të vijnë vetëm personat fizikë që do të marrin shërbim dhe asnjë shoqërues;
 Të vijnë fiks në orarin e caktuar për të evituar grumbullime të panevojshme;
 Të tregojnë korrektësi maksimale në ndjekjen e udhëzimeve orientuese të punonjësve;
 Qytetarët me takim që do të aplikojnë për pasaportë dhe kartë identiteti duhet të kenë bërë paraprakisht pagesën tek çdo Bankë Pireos, në numrin e llogarisë IBAN: 5053-052306-404;
 Kur të paraqiten në takim, qytetarët duhet të kenë me vete fotokopjet e dokumenteve të kërkuar, siç specifikohen në e-mailin që kishin marrë për datën e takimit;
 Qytetarët që kërkojnë shërbime të tjera konsullore, numri i llogarisë tek Banka Pireos është: IBAN: 5053-047484-795 (për listën e shërbimeve dhe kostot klikoni linkun si vijon: http://www.ambasadat.gov.al/…/sh%C3%ABrbime-t%C3%AB-ambasad…).

👉 Qytetarët të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në Zyrën tonë Konsullore deri më 6 mars 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, për të evituar grumbullimet fizike dhe cenimin e rregullave të mbrojtjes së shëndetit publik në ofrimin e shërbimeve, mund të kërkojnë tërheqjen e pasaportës vetëm nëpërmjet postës. Për këtë, duhet të dërgojnë kërkesë në adresën elektronike [email protected], duke bashkëlidhur 1. të dhënat e tyre personale; 2. kodin e tyre shumëshifror të aplikimit; 3. adresën e saktë të vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, qyteti, rrethi); dhe 4. numrat e kontaktit (fiks dhe celular). Qartësohet se karta e identitetit nuk dërgohet pasi nevojitet paraqitja fizike e personit në Ambasadë për aktivizimin e saj.

🙏 Lutemi zbatimin rigoroz të udhëzimeve të mësipërme dhe bashkëpunimin tuaj absolut, në mënyrë që procesi i ofrimit të shërbimeve të ecë normalisht dhe në respekt të kushteve të mbrojtjes së shëndetit publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular