BallinaAktualitetShtohen rastet me koronavirus në Berat: Dalin pozitivë dy teste tek Ujësjellësi

Shtohen rastet me koronavirus në Berat: Dalin pozitivë dy teste tek Ujësjellësi

Shtohen rastet me Covid-19 në Berat. Mbërrijnë përgjigjet e tamponëve të punonjësve të drejtorisë Sh.A.Ujësjellës Berat. 2 punonjës rezultojnë “pozitiv”. Punonjësit një mashkull 56-vjeç dhe një femër 44-vjeçe.

Pas konfirmimit “pozitiv” me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, mjekët epidemiologë kryhen në mënyrë emergjente “tamponët” në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me Coronavirus punonte si Shefe e Financës. Po kështu, tampone ju morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore,ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, një person i gjinisë mashkull 56-vjeç dhe një person e gjinisë femër 44-vjeçe.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se tamponët e kryer dy prindërve të saj në fshatin Pobrat të Urës-Vajgurore dhe vajzës së vogël kanë rezultuar “negativë”.

Pas hetimit të personave të kontaktit, ditën e djeshme u janë kryer tamponët edhe 5 personave të tjerë që shoqëroheshin me 36-vjeçaren dhe që kanë rezultuar “negativë”.

Pas mbërritjes ditën e djeshme të rezultatit “pozitiv” me Covid-19 të 36-vjeçares E.Sh,mjekët epidemiologë të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat filluan hetimin e kontakteve të 36-vjeçares, duke filluar nga familjarët e saj dhe kolegët e punës në Ujësjellësin e Beratit, të cilët ju nështruan të giithë testimit.

Po kështu,mjekët epidemiologë po vijojnë me hetimin e rasteve të kontaktit të dy punonjësve të tjerë të Ujësjellësit që rezultuan edhe ata “pozitivë”.

E.Sh jetonte në një banesë me qera në lagjen “10 Korriku” në Berat,së bashku me vajzën e saj.

Pas konfirmimit të rastit, bashkia e Beratit dezinfektoi banesën e saj dhe lagjen, ndërkohë që u krye dezinfektimi edhe në çdo zyrë të Drejtorisë së Sh.A.Ujësjellës-Kanalizime Berat.

Po kështu,punonjësit e bashkisë kanë kryer pasditen e djeshme edhe dezinfektimin e banesës së prindërve dhe vëllezërve të 36-vjeçares në fshatin Pobrat, ku ajo kishte shkuar shpesh për vizitë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular