BallinaAktualitetÇfarë ndodhi sot në vend? Meteorologët shpjegojnë temperaturat e ‘çmendura’ dhe erën...

Çfarë ndodhi sot në vend? Meteorologët shpjegojnë temperaturat e ‘çmendura’ dhe erën e fortë

Edhe pse nuk kemi jemi zyrtarisht në verë, temperaturat sot arritën të regjistronin vlerat 34 ºC në Kucovë dhe 35 ºC në Tiranë

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së rrymave të nxehta nga Saharaja, duke e cilësuar kështu si valën e parë të nxehtë të këtij viti.

Këto rryma do të vijojnë të qarkullojnë edhe ditën e nesërme.

Orët në vijim si dhe deri në mesditën e së premtes era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi, pasi vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave.

Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 18º deri 30ºC
zonat e ulëta 21º deri 34ºC
zonat bregdetare 21º deri 31ºC

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular