BallinaKronikeEMRAT/Përleshje në burgun e Vlorës, 3 të dënuar rrahin një tjetër, dhunojnë...

EMRAT/Përleshje në burgun e Vlorës, 3 të dënuar rrahin një tjetër, dhunojnë edhe gardianët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Vlorës, ku tre persona që po e vuajnë dënimin në këtë burg kanë dhunuar një tjetër. Mësohet se të dënuarit Eduart Xhezo, Emilent Dhepa, Lulzim Demiraj kanë rrahur dhe dhunuar të dënuarin tjetër Eduart Ahmetin.

Në momentin që efektivët e policisë së burgjeve kanë ndërhyrë për t’i ndarë, tre të burgosurit kanë dhunuar edhe gardianët. Ngjarja ka ndodhur më tre maj në ambientet e dhomës së telefonatave.

Pas kësaj përleshjeje, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i ka izoluar Eduart Xhezon, Emilent Dhepën dhe Lulzim Demirajn për tre muaj në biruca.

Por kush janë tre dhunuesit?

Eduart Xhezo

I riu njihet nga të gjithë si ‘i forti’ i Vlorës është në burg për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Arben Beqiraj, pas një konflikti për një kalë që u përshkallëzua në të shtëna me armë më 4 gusht të vitit 2019.

Emilent Dhepa

Emilent Dhepa është dënuar me 12 vjet heqje lirie, pasi është konsideruar si superhajduti i dyqaneve. Emilent Dhepa, 38 vjeç, ishte i papunë dhe të vetmin burim për të siguruar të ardhurat e familjes kishte gjetur grabitjen e dyqaneve të ndryshme në disa zona të Tiranës. Për të realizuar grabitjet ku operonte i vetëm, 38-vjeçari përdorte armë.

Lulzim Demiraj

Lulzim Demiraj, 45 vjeç është një nga tre të dënuarit që morën pjsë në grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Fier dhe mbeti i vrarë 53-vjeçari Agur Vernozi. Demiraj, akuzohet se ka qëlluar me automatik, duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Gjatë seancës gjyqësore ai shpërtheu në lot para trupit gjykues dhe kërkoi falje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular