BallinaAktualitetKreu i PD, Deromemaj: Pasi mashtron vlonjatët sa herë që vjen “part-time”...

Kreu i PD, Deromemaj: Pasi mashtron vlonjatët sa herë që vjen “part-time” në Vlorë, Neli dje mashtroi dhe shqiptarët!

Nga Genc Deromemaj
(Kreu i PD Vlorë)

Pasi mashtron Vlonjatët sa herë që vjen “part-time” në Vlorë, i Paafti i Bashkisë mashtroi dje edhe Shqiptarët!

I ftuar në një televizion kombëtar për të folur për situatën e turizmit, i Paafti ka treguar jo vetëm se ishte i papërgatitur, por ka mashtruar nëpërmjet shifrave.

Gënjeshtar Qesharak!

Deklaroi se një vit më parë në Vlorë ishin regjistruar 600’000 netë fjetje për 6’500 shtretër!!!
Mashtrim kryekëput! Me këto shifra, i bie që çdo shtrat është shitur rreth 92 netë, dmth të gjithë njësitë hoteliere të Vlorës i kanë patur shtretërit “full” të shitur në periudhën 1 Qershor – 31 Gusht 2019!!! Do e kishte zili edhe Antalya, Ibiza e Myconos e qytete të tjera turistike më të zhvilluara se ne.

Gënjeshtar Qesharak!

Tha që Vlora vjet pati 100 mijë turistë më shumë se 1 vit më parë. Pra, ose i bie që dy vite më parë paska qenë sezon i superdështuar, ose i bie që për 1 vit janë ndërtuar të pakten 40 hotele “të mëdhenj” shtesë, që paskan akomoduar këta 100 mijë turistë me shumë.
Po ka edhe një problem tjetër këtu, se nuk i del hesapi me këto numra që paska Vlora!

Gënjeshtar Qesharak!

Tha që ishte në “panairin më të rëndësishëm të turizmit të jugut të Italisë”!!! Ku e gjeti këtë përcaktim?
A e di, që ky panairi i Lecces nuk është në asnjë program panairesh turistike europiane?
A e di, që ky nuk është panair, por një minipanair agro-biznesi, ku bashkë me Bashkinë e Vlorës, ekspozonin edhe dyqane mjetesh ndërtimi, pjesë makine, ushqimore, klinika dentare të qytetit të Lecces?
Cilat ishin përveç Bashkisë së Vlorës, bashkitë e tjera italiane (pale me gjerë) që promovuan turizmin në këtë minipanair të Lecces?

Hipokrit Qesharak!

Ky që bën thirrje “Eja në Vlorë”, nuk jeton as vet në Vlorë, por vjen sa herë ka kohën e lirë nga punët e tjera që ka jashtë Vlorës!

Vlora është në hall të madh me këtë njeri!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular