BallinaOP EDMirë që e braktise Kostenjën po pse e thave, pse e grabite,...

Mirë që e braktise Kostenjën po pse e thave, pse e grabite, o Katil?!

Nga Bujar Vreto

Mirë që e braktise Kostenjën po pse e thave, pse e grabite, o Katil ?!

Edhe armiku më i rrezikshëm nuk do e shkatërronte zonën e bukur dhe të pa eksploruar tē Lunikut, Prevallës dhe Kostenjës. Pse mor djalë që zona të rriti, menduan se të edukuan, të votuan dhe në parlament të dërguan. Ku ta dinin derëzinjtë se djali i djallëzuar do ulte hënën në tokë duke i mashtruar se do bënte gjithcka kur socialistët të vinin në pushtet dhe zonën do e shndërronte në parajsë për banorët por dhe atraktive për vizitorët. Shave sa të deshi qefi PD-në dhe Sali Berishën se spo bën punë, se kishte lënë popullin në mjerim dhe pa investime. Në fakt i gënjeve se qeveria demokratike, shkallmoi shkallën e Lunikut, një punë që askujt sja merrte mendja se mund të bëhej, hapi trasenë e rrugës Librazhd -Zgosht -Lunik -Stebleve -Peshkopi. Asfaltoi deri mbi Zgosht, niveloj tërë gjatësinë e segmentit rrugor , madje hodhi dhe tapetin, gati për asfaltim, por erdhe ti me shpurën e hajdutëve në pushtet dhe jo vetëm që nuk vazhdove aty ku u ndërpre, por tani në atë rrugë është vështirë të kalohet me saurrel se ka 7 vjet që vetëm xhirohen para për mirëmbajtje dhe asnje lopatë cakull nuk hidhet dhe të hollat mbushin xhepat tuaj. Edhe shkëmbin e rrugës nga Prrevalla në drejtim të fshatit tënd, PD e hapi me makineritë e ushtrisë edhe pse u përpoqe me levat e tua ta pengoje se sduhet ti quhej qeverisë Berisha. Shkollat në Lunik dhe Prevallë demokratët i restauruan dhe ndertuan. Subvensione për fermerët deri në vitin 2013 u lëvruan e shumë punë të tjera janë bërë.

Lind pyetja: çfarë ke bërë ti Taulant për këtë zonë edhe pse ke në pushtet prej 7 vjetësh, me fuqin e dyshit apo treshit në hierarkinë vendimmarrëse në vend?! Si harrove premtimet ?! në fakt nuk i harrove sepse e dije qe në fillim se po i mashtroje dhe sdo kujtoheshe se je rritur ne shtepinë me rrasa, se je rritur pa rrugë, se je rritur mes atyre banorëve të vuajtur por të mrekullueshëm, se je rritur duke degjuar blegërimat e bagëtive dhe kakarisjet e pulave, se je rritur duke degjuar gurullimën e ujit që tashmë nuk dëgjohen më.

Meqënëse nuk jep dot përgjigje se cfar ke bërë për zonën, do të them une ca : 1- E thave Kostenjën për ujë. 2- Le të gjithë zonën pa rrugë. 3- Shkatërrove pyjet. 4- Shkatërrove shtretërit e lumenjëve. 5- Kanalet vaditëse nuk funksionojnë. 6- Familje të tëra po braktisin vendin e tyre. 7- Ambulancat jasht funksioni.8- I ktheve njerzit si në vitin 1990 të zënë radhe për ndihma se janë varfëruar tejskajshmërisht. 9- I ke mbushur institucionet me injorantë dhe militantë. 10- Ke grabitur pronën publike. 11- Ke futur në burg njerës të pafajshëm se skishin paguar 1 muaj energjinë. 12- Rrite çmimin e energjisë, ujit të pishëm, druve të zjarrit, karburanteve, çmimet e ushqimeve të shportës. 13- Për të vetë punësuarit që kanë tokë, rrite pagesën për kontributet shoqërore nga 12 000 lek që ishte në 2013, u bë 42 000 lek. 13- subvensionove vetëm oligarkët dhe fermerët i le me gisht në gojë. 14- I le banorët me telat e energjisë mbi kokë me ca shtylla të kalbura. E shumë të tjera që shpejt do marrësh ndëshkimin.

Unë jam i qartë se misioni jot nuk ishte realizimi i premtimeve dhe të shpëtoje nga vuajtjet njerzit ku je rritur por të shaje më parë Sali Berishën dhe tani Lulzim Bashë dhe me këtë veprim kënaqeshe ti në vetëvete dhe përfitoje më shumë benefite nga rama. Në fakt këtë lloj lēpirje jo çdo kush e bën por ti mbase ske çfar humb!

Të dashur bashkëzonasit e mi, ora e largimit të këtyre paçavureve po vjen dhe së bashku do fillojmë aty ku e lamë në 2013. Do investojmë në rrugët rurale, kanale vaditëse, bujqësi, pemtari, vreshtari, bletari, blegtori dhe do harmonizojmë një plan zhvillimor tërsor duke riaktivizuar mirëqënien dhe kthimin e banorëve në trojet e veta.

Zoti ju bekoftë

Kryetar PD Librazhd

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular