BallinaAktualitetRama e deklaron hapur: Kam 20 vjet që dua ta shemb Teatrin...

Rama e deklaron hapur: Kam 20 vjet që dua ta shemb Teatrin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama tha se është i vendosur ta shembë Teatrin Kombëtar. I pyetur në emisionin “Opinion” ai tha se për këtë temë e ka ndarë mendjen 20 vjet më parë.

“Teatri është temë e ezauruar. Ka 20 vite që diskutohet. Nuk kam pasur asnjë dyshim për këtë. Unë nuk kam pasur asnjë bindje tjetër që prej 20 vitesh që ai të shembet. Ka një proces që po zhvillohet sipas ligjit. Bashkia e Tiranës duhet ta ndërtojë.

Basha ka thënë se është vijë zjarri? “Vija e zjarrit” sot është në spital. Një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz që nuk kanë lidhje me asnjë proces të tillë është papërgjegjshmëri.

Alenca për Teatrin është një grup njerëzish që kanë thyer Aktin Normativ duke rrezikuar jetën” – tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular