BallinaKryesoreVeliaj, si vrasës me pagesë i rezistencës qytetare

Veliaj, si vrasës me pagesë i rezistencës qytetare

Nga Red Varaku

Projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar, fillimisht nisi para 20 vjetësh, ashtu si çdo projekt tjetër korruptiv i nisur nga Rama në Tiranë, që është grabitja e truallit publik, me qëllim përfitimin e shumës prej rreth 200 milion euro.

Por me kalimin e kohës, dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve për ta shembur atë, janë bërë tejet shqetësuese për kryeministrin, sepse po prodhojnë një perceptim rrënues për imazhin e qeverisë.

Ndaj, sfida duket se nuk janë më dhe aq paratë që do i zhvaten shqiptarëve nga kjo aferë, por frika e madhe nga ekpozimi i pafuqisë dhe shëmtisë së regjimit për të mposhtur një rezistencë të mirëfilltë qytetare, e cila është vënë në mbrojtje të teatrit.

Dështimi për ta blerë dhe shantazhuar atë, ashtu siç ka blerë dhe shantazhuar shumicën e protestave, e ka bërë këtë rezistencë jo vetëm historike, por frymëzuese të rezistencës civile.

Për herë të parë një grup i vogël qytetarësh, ia ka dalë të sensibilizojë opinionin publik dhe të ekpozojë, jo vetëm natyrën e korruptuar të këtij regjimi, por edhe fuqinë e madhe që kanë qytetarët nëse ata bëhen bashkë në mbrojtje të vlerave.

Kjo rezistencë është kthyer dhe në ngjarjen më të bukur në kryeqytet, jo vetëm sepse është kthyer në frymëzim dhe ka bërë bashkë të gjithë qytetarët, arkitektë, artistë, poetë, shkrimtarë, gazetarë, aktivistë, ëndërrimtarë, por sepse kjo rezistencë është kthyer në pasqyrën, që tregon shëmtinë e vërtetë të këtij regjimi.

Kjo është dhe arsyeja se pse kjo rezistencë është kthyer në makthin e regjjmit dhe dita ditës, frika se kjo rezistencë mund të prodhojë fundin politik të Ramës , ngjan me gurin e Sizifit, që po e shtyn këtë regjim drejt akteve kriminale dhe të paligjshme .

Ndaj, për të shtypur këtë rezistencë, kryeministri ka punësuar një vrasës të paskrupullt me pagesë, një burrec dhe një pervers politik si Veliaj, i cili lëngëzon dhe ndjen ekstazë, që po i shërben padronit. Ashtu si çdo njeri, që e ka arritur gjithçka duke iu servilosur shefit, ai e humb arsyen, kur vjen puna për t’i shërbyer atij.

Kryetari i paligjshëm i bashkisë së Tiranës, ashtu siç ndodh rëndom në organizatat mafioze, ku ushtari mezi pret të sakrifikohet për shefin, është gati të marrë përsipër një nisëm ligjore, të cilën edhe pse ai e ka të qartë që të çon në burg, duhet ta kryejë patjetër, ndryshe nuk ka si ta vërtetojë besnikërinë e tij.

Pra, tani nuk duhet të ketë më asnjë iluzion. Është e qartë që ‘mbrojtësit’ e Teatrit janë kthyer në ‘armiqtë’ dhe rrezikun kryesor të regjimit, prandaj objektivi kryesor i Ramës nuk është më shembja e Teatrit, por shtypja e rezistencës, eliminimi i ‘armiqve’, që po e nxjerrin lakuriq makabritetin dhe babëzinë e këtij regjimi.

Ndaj, rezistenca për të mbrojtur Teatrin nuk lidhet më me ndonjë objekt specifik. Ajo është kthyer në simbol të rezistencës për liri dhe demokraci dhe rënia e saj është rënia e kështjellës së fundit të demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular