BallinaAktualitetVIDEO/Deputeti lexon vargjet e Pashko Vasës, por thotë se i ka shkruar...

VIDEO/Deputeti lexon vargjet e Pashko Vasës, por thotë se i ka shkruar Fishta

Parlamenti është kthyer në një estradë, ku çdo të enjte prej andej dalin mufka deputetësh duke e bërë atë sallën me nivelin më të ulët ku janë futur përfaqësuesit e shqiptarëve ndonjëherë.

Më herët dikush u lavdërua me kaçurrelat e tij, ndërsa ‘kërpërata’ është bërë legjendë, por sot ka ndodhur një tjetër gafë.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Ervis Meço u përpoq të flistë përmes vargjeve të Pashko Vashës ‘O moj shqypni’, por ngatërroi autorin.

Sipas tij, ato vargje nuk i ka shkruar Pashko Vasa, por Gjergj Fishta.

Një lapsus ky në dukje i pafajshëm përballë thagmave të përjavshme që jemi të detyruar të dëgjojmë nga foltorja e Kuvendit, i cili nuk ka qenë kurrë më keq se kaq. /abcnews

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular