BallinaAktualitetKorçë, mbytja e fëmijës, akuza e banorëve: Bashkia duhej ta rrethonte basenin...

Korçë, mbytja e fëmijës, akuza e banorëve: Bashkia duhej ta rrethonte basenin e ujit

Baseni në parkun japonez në Korçë ku një ditë më parë u mbyt një fëmijë 8 vjeç, kishte një thellësi që varionte nga 70 centimetra deri në 1,5 metra.

Bashkia nuk ka asnjë reagim se përse e ka lënë këtë hapësirë publike pa barriera mbrojtëse, ndërsa banorët shprehen se duheshin marrë masat më parë për të parandaluar tragjedi të tilla.

Mbytja e fëmijës 8 vjeçar në pellgun e parkut japonez në Korçë ka ngritur alarmin për mënyrën e rrezikshme se si është lënë kjo hapësirë ujore pa barriera mbrojtëse.

Hetimet e kryera nga policia kane konfirmuar se thellësia e basenit shkon nga 70 cm deri në 1.5 metër. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë fëmija ka rënë në zonën ku thellësia ishte 70 cm por për shkak të panikut e ka shtyrë trupin drejt thellësisë, duke u mbytur.

Banorët që e frekuentojnë shpesh këtë zonë, shprehen të alarmuar nga ngjarja, ndërsa shprehen se duheshin marrë më shpejt masat dhe të mos lihej pa barriera mbrojtëse.

Ndërkohë bashkia e Korçës nuk ka pranuar të prononcohet zyrtarisht për këtë rast, por zyrtare të saj jashtë kamerave janë shprehur se baseni është projektuar nga një inxhinier gjerman, ndërsa nuk japin asnjë sqarim se perse nuk është rrethuar pjesa ujore, duke patur parasysh që thellësia është e konsiderueshme dhe rrezikohen jo vetëm fëmijët por edhe të moshuarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular