BallinaKryesore“Mashtrimet nuk hahen”- Basha-Ramës: Asnjë kryeministër nuk gënjen që të mos u...

“Mashtrimet nuk hahen”- Basha-Ramës: Asnjë kryeministër nuk gënjen që të mos u jap lekët njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se gënjen për të mos u dhënë lekët shqiptarëve, ndërsa shton se ai infektoi dy bashki me koronavirus duke lejuar fasoneritë të jenë të hapura.

Sipas Bashës, Ramvirusi siç e cilëson kryeministrin, po rrënon ekonominë, ndërsa shton se ka zgjedhur të jetë zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga qeveria.

Deklarata e Bashës:

Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular