BallinaKronikeFOTO/Ja 15-vjeçari që u dhunua dje nga policia? E ëma tregon e...

FOTO/Ja 15-vjeçari që u dhunua dje nga policia? E ëma tregon e mësoi ngjarjen

Nëna e Sarandit rrëfen se si e ka marrë vesh që djali i saj është dhunuar dhe më pas është marrë në rajonin e policisë. Ajo tregon se e kishte marrë djalin në telefon që të shkonte në shtëpi e të hante bukë, ndërsa ai i ishte përgjigjur se “o ma me kanë marrë ne polici se beja xhiro me bicikletë”.

Nëna e Sarandit thotë se ka frikë ti rrisë fëmijët e saj në këtë vend, ndërsa thekson se kohë më parë ka pasur mundësinë të ikë nga Shqipëria dhe nuk e ka bërë me shpresën se ky vend do të bëhej më mirë.

“Olti ndjese per kete ore te vone por spo fle dot nga te qaret,kam nevoj per ndihme,velia ketej ben korsi bicikletash e kur na dalin femijt per xhiro na i rafin ne kete gjendje, ky eshte djali im dhe eshte vetem 15 vjec. Sot pertej dhunes nga policia u gjend dhe mbrapa hekurave ne biruc,sikur te ishte kriminel,kam frik per femijt ë mi ne ket vend te felliqur qe po jetojm.kam pas mundesi te iki me koh ketej por kam ndenjt me shpresen qe ketu do regullohet gjithshka ,kjo eshte e papranueshme. Olti dje zmr ndodhi dje ne oren 5 pa 15 Shkova mora djalin ne polici ,pasi e mora tel qe te vinte te hante buk,me tha o ma me kan mar ne polici se beja xhiro me biciklet, Pasi kam dal bashk me djalin nga policia pash vidiot te jeta eshte qejf.

Kam djale te mire Olti, i kam rritur me saktific vete nene vete baba. Sarandi quhet djali shume e njohin nga video ne tik tok, nuk i ben askujt keq”, mesazhi i nënës postuar në facebbok nga blogeri, Olti Curri.

sarandi 3sarandisarandi 2sarandi 1

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular