BallinaAktualitetNjë tjetër fëmijë vdes nga sindroma e Kawasakit! Pse po alarmohen mjekët...

Një tjetër fëmijë vdes nga sindroma e Kawasakit! Pse po alarmohen mjekët nëpër botë?

Ditën e sotme, një djalë nëntë vjeçar ka humbur jetën në Francë, nga një sëmundje e rrallë që besohet të jetë e lidhur me koronavirusin.

Kjo është vdekja e parë e regjistruar në Francë, pas tre vdekjeve të raportuara në Nju Jork, nga një sëmundje e rrallë që besohet të jetë e lidhur me koronavirusin.

Sindroma e rrallë që sjell vdekjen te fëmijët e infektuar me COVID-19, po hetohet në New York dhe Londër.

Fabrice Michel, kreu i njësisë së kujdesit intensiv pediatrik në spitalin La Timone në qytetin e Marsejës , tha se fëmija vdiq pas një “dëmtimi neurologjik të lidhur me një atak kardiak”, raporton France 24.

Prej shtatë ditësh, djali ishte testuar pozitiv me koronavirus dhe ishte shtruar në spital, ku humbi jetën të shtunën.

Mjeku pediatrik Michel në Marsejë, theksoi se sëmundja është e rrallë.

Vetëm në tre javët e fundit, disa vende kanë raportuar raste të fëmijëve të prekur nga një sëmundje inflamatore me simptoma të ngjashme me ato të një gjendje të rrallë e quajtur sëmundja e Kawasaki, e cila besohet se është e lidhur me Covid-19.

Image

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular