BallinaAktualitetPolicia dhe trupat e FNSH në aksion. Kontroll nga toka dhe ajri...

Policia dhe trupat e FNSH në aksion. Kontroll nga toka dhe ajri me dronë, ja çfarë u zbulua

Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin.

Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 sera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular