BallinaOP ED17 majin 2020, ta shënojmë si datë të “Përdhosjes së Identitetit”

17 majin 2020, ta shënojmë si datë të “Përdhosjes së Identitetit”

Nga Dr Sonila Daiu
(Pedagoge)

Shqiptarë mos e harroni këtë datë. Ashtu si shumë ditë të zeza nga ky ferr politik. Të shënojmë në kujtesën tonë kolektive datën 17 maj 2020. Vetëm një ditë para rihapjes së shkollave, ku fokusi duhet të jetë shëndeti, plotësimi i infrastrukturës, masat e qarta, mbrojtja e nxënësve dhe mësuesve, program i qartë për maturantët, kjo qeveri dhe nomenklatura e saj, po i japin ardhmërisë së kombit kulturë shembjeje, prishje dhe autoritariteti diktatorial.

Një dramë teatrale politike! Bota një gur dhe e ka të shenjtë, jo më një godinë me histori dhe kulturë brenda. Humbet identitetin dhe historinë në delirin e dy njerëzve autokratë.
Pse natën?Pse në pabesi? Pse në kohën e pandemisë? Pse kur Tirana vazhdon të jetë zonë e kuqe?

Liria po lëngon, liria jonë po vdes. Sot nuk flasim dot për teatrin, dje nuk flisnim dot për shëndetësinë, nesër nuk do mund të flasim dot për arsimin. Po më vonë? Çdo bëhet me ne? Kush po drejton fatin tonë, kush po merr në dorë frenat e vendit tonë, të jetëve tona?! A po katandisemi si tek ‘‘Ferma e Kafshëve’’?! Atje ku gëlon propaganda dhe nënshtrimi.Mos vallë ‘‘kafshët’’ po marrin urdhëra për zbatimin e vendimeve të Ramës, se në të kundërt çdo mëdyshje apo çdo mosveprim do përballet me egërsinë e tij?! Sot ka frikë të reagoj polici se e heqin nga puna, sot ka frikë mjeku të thotë që nuk ka pajisje se ikën nga puna, sot farmacisti nuk flet dot për cilësinë e barnave që shet, sot mësuesi nuk flet dot për keqtrajtimin e tij. A do të vazhdojmë të kemi frikë dhe të groposim të ardhmen tonë?Po këta njerëz me uniformë që po i japin fuqi Ramës dhe i binden verbërisht dhe nuk i bashkohen thirrjes së turmës për hedhjen e kapeleve dhe bashkimin me popullin.Mos vallë dhe këta policë janë përzgjedhur bazuar në kritere kriminale dhe trashëgimi komuniste. Në analogji me ushtarët nazist të Hitlerit që se kundërshtuan kurrë atë,dhe përzgjedhja ishte bërë midis kriminelëve nazistë.

Këta njërëz harrojnë që po bëhën pjesëtarë dhe bashkëpunëtorë të përdhosjes sëidentitetit kulturor, pjesë e pabesisë dhe nuk di të them cfarë do ti tregojnë fëmijës së tyre që në shkolla studion trashëgiminë kulturore dhe e njeh atë. Vallë a do të kenë një përgjigje?!

Kjo duhet të ishte kohë për të rimarrë forcë, shërim ekonomik e social,kohë për të marrë shëndetësinë në kontroll, investimesh në shëndetësi, kohë për ngritje morali të njerëzve.Turp për Ministrinë pavlera të Kulturës, duhet të quhet Ministria e Anti Kulturës. Ministra pa zë, kukulla e marioneta,asgjë më shumë.

Respekt përartistët e protestuesit, për shpirtin e lirë, për lirinë e fjalës e të menduarit ndryshe. Një kast aktorësh të mëdhenj nuk mund te fyhen nën tërheqjen apo konfrontimin fizik.Ata meritojnë respekt e mirënjohje, tani dhe jo pas vdekjeje, siç rëndomtë ndodh në Shqipëri.

Kur Notre Dame u dogj qau e gjithë bota. Rama dërgoi edhe lekë madje, po sot ç’po bën? Ç’i ndodh? Nuk i lë makuteria për të ndërtuar kullat e oligarkëve dhe prish objekte të rëndësisë kombëtare me qëllim realizimin e pazareve.Turp! Në ç’mjerim kemi rënë?!

Kur dora e shtetit godet kulturën,trashëgiminë dhe ardhmërinë e identitetit të një kombi!Nuk ka ndalje për vendime të një ‘çrregullimi’ të vetëm është shumë therrëse. Sa dhimbje ka përcjell sot gjithë kjo situatë e helmtë dhe pabesie.

Stop autoritarizmit, stop shkatërrimit, stop përdhosjes, stop pangopësisë e makutërisë.
Dhemb,dhemb shumë!Dhe shpirti klith.Klith me ofshama zhgënjimi e poshtërimi!Instalimi total i diktaturës po merr formë çdo ditë e më shumë.
Zgjohuni nga gjumi letargjik që ju ka kaptuar,o njerëz!
Zgjohuni, ju lutem ka ardhur ora e së vërtetës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular