BallinaAktualitetCovid-19/Çfarë turpi. Pas prishjes së Teatrit Rama 'hap' Shqipërinë. Zgjatet fasha e...

Covid-19/Çfarë turpi. Pas prishjes së Teatrit Rama ‘hap’ Shqipërinë. Zgjatet fasha e orarit të lëvizjes…

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar, qeveria ka vendosur që të lehtësojë edhe masat sa i përket Koronavirusit.

Përmes një njoftimi të para pak minutave, kryeministri Edi Rama publikon ndryshimet sa i përket zonave të gjelbërta, fashave orare në zonat e kuqe dhe se çfarë do të ndodhë me numrin e të ftuarve në studiot televizive.

Njoftimi:

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

???? FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

???? HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

???? FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

???? HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE?

???? QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI????

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht????

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular