BallinaAktualitetShembja e Teatrit, reagon ashpër mjeku Tritan Kalo : Është Sovrani ai...

Shembja e Teatrit, reagon ashpër mjeku Tritan Kalo : Është Sovrani ai që e vendos këtë gjë…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka kritikuar qeverinë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, teksa thotë se vendi ka akoma nëpër këmbë Covidin, dhe nuk kishte asnjë arsye për këtë nxitim.

Postimi i Kalos: 

17.05.2020…Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballjen me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shembjen e tij???….MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotëshme” të quajtur COVID-19?….

MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vëndet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”….Zgjidhja ime NUKU është marë parasyh….Zgjidhja “tënde” NUKU i pëlqen të gjithve që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular