BallinaAktualitetGazetari: Ka edhe dy vdekje nga koronavirusi, por nuk janë llogaritur

Gazetari: Ka edhe dy vdekje nga koronavirusi, por nuk janë llogaritur

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj, bëri me dije se ditët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë nga COVID-19.

Skëndaj raportoi se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka referuar këto vdekje si raste të COVID-19 për shkak se në momentin kur janë transferuar nga Infektivi te Urgjenca e QSUT-së, personat rezultuan negative ndaj testit.

Skëndaj shton se viktimat janë një polic rreth 50 vjeç, i quajtur Valmir, dhe një 80-vjecare me insuficensë respiratore.

Sipas tij, ndonëse kanë qëndruar mbi 10 ditë te Infektivi si raste me COVID-19, ata janë nxjerrë nga spitali në momentin kur testi rezultoi negativ, për t’u transferuar në reaminacionin qendror në QSUT, por pa u marrë parasysh dëmtimet, patologjitë që iu kishte shkaktuar virusi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular