BallinaAktualitetNdahet nga jeta profesori i njohur, ish-deputeti dhe ministri i PD

Ndahet nga jeta profesori i njohur, ish-deputeti dhe ministri i PD

Është ndarë sot nga jeta, i mirënjohuri Prof.Dr. Maksim Cikuli, në moshën 68-vjeçare. Cikuli ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka lënë gjurmë në mjekësinë dhe në politikë shqiptare.

Në karrierën politike, që nga viti 1994 e në vitet në vijim ka qënë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Në periudhën 1994-1997 ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura.

Maksim Cikuli lindi në Korçë më 7 janar të vitit 1952, është politikan shqiptar, ish Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.

Në vitin 1974 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Për sa i takon formimit të mëtejshëm profesional në vitet 1981-’84 ka kryer specializimin pasuniversitar në Francë në Universitetin “Paris V”. Zotëron tre gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shfrytëzon gjerësisht literaturën në këto gjuhë.

Në vitet 1974-’79 ka punuar si mjek i përgjithshëm ne Minierën e Bakrit të Gjegjanit. Në 1979-’81 ka qenë pedagog i sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 1984 e në vazhdim është pedagog në lëndën e Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë.

Për sa i takon karrierës pedagogjike dhe shkencore, në vitin 1986 ka qenë kandidat i Shkencave Mjekësore. Në vitin 1989 ka mbrojtur titullin docent në fushën mjekësore dhe në 1994-ën profesor në këtë fushë.

Gjatë periudhës 1992-’94 ka qenë shef shërbimi në Pediatrinë e Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1993-’94 ka qenë drejtor i QSUT “Nënë Tereza”. Nga viti 2001 e në vazhdim Shef i Departamentit të Pediatrisë.

Është autor i disa teksteve për studentë dhe pasuniversitarë dhe autor i dhjetëra artikujve shkencorë mjekësorë në shtypin shqiptar dhe të huaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular