BallinaOP EDTrishtim në Demokracinë që e humbëm dhe nuk e fituam kurrë!

Trishtim në Demokracinë që e humbëm dhe nuk e fituam kurrë!

Nga Adrian Mziu

Aktet barbare të Policisë së regjimit neokomunsit të binomit kriminal Veliaj-Rama, mbi qytetarët e lirë të cilit protestonin në mbrojtje të lirisë dhe të një trashëgimie kultuore siç ishte “Teatri Kombëtar”, dëshmon dhe një herë egoizmin e sëmurë të një tirani që mbanë peng Shqipërinë dhe shqiptarët për orekset e tij politiko-klienteliste.

Ky tinzar, mashtrues, legen, i pa moral, tallës e teveqel, ndaj popullit të tij, gjeti momentin më të papërshtatshëm dhe veproj në pabesi, duke kryer aktin e fundit të një drame, ku viktimë janë qytetarët e thjeshtë, artistët, gazetarët, të rinjët, ndërsa ai protagonisti kryesor i mbyllur në bunkerin e tij në Surrel.

Nga viti 1998-2020, ka 22 vite në pushtet dhe nuk ka lënë gjë pa bërë, si ish- kryetar bashkie dhe më pas kryeministër dhe si hyri ferrë në këmbë për krimet administrative që ka kryer e është akuzuar në dy dekada. Akrobacitë e tij, nga Mr.20% me shpërdorimet e parave publike nëpërmjet lejeve të ndërtimit në “padrio” të drogës, ku me ndërgjegjjen e tij, bëri aleancë me krimin e organizuar për ardhjen e tij në pushtet dhe po me bekimin e tij, kanabizoj gjithë Shqipërinë.

Ky mediokër gjatë sudimit në pushtet i ka ofruar popullit të tij, vetëm propagandë dhe demagogji si kushte të vetme të përparimit të shtetit, asgjë tjetër në shërbim dhe në të mirë të tyre. Alternativa e vetme e Edi Ramës për shoqërinë është dhuna, denigrimi dhe nënshtrimi.

Edi Rama si kryeministër, është ofendimi më i rëndë që u është bërë shqiptarëve, pasardhës të Ilirve. Ky produkt politik i mbetjeve të celulave komuniste, i cili u ngrit në politikë nëpërmjet propagandës ekstreme, arrin në ditët e sotme të drejtoj shtetin nëpërmjet facebook, duke mos njohur, kushtetutën, duke e kthyer parlamentin në banalitet, duke anashkaluar institucionet, duke censuruar median, duke mos njohur parime dhe norma, por duke vendosur për të qenë lideri suprem.

Ky sharlatan, duhet të kuptoj se tani i ka detyruar shqiptarët të zgjedhin midis diktaturës së drejtuar nga lideri suprem Edi Rama, ose alternativës së tyre për të dalur në shesh në kërkim të lirive dhe të drjetave demokratike për ta rrëzuar nga pushteti me çdo mejt dhe çdo kosto.

Boll më! Ose në demokraci dhe të lirë ose në diktaturë dhe në anarkinë Rama të shtypur dhe fyer, zgjidhje tjetër nuk ka.

Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: one or more people, people sitting and outdoor
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular