BallinaAktualitetAgim Kajmaku në kërkim, por Erion Veliaj i jep tendera

Agim Kajmaku në kërkim, por Erion Veliaj i jep tendera

Ndonëse ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është prej kohësh kërkim biznesi i familjes vazhdon të fitojë tendera nga fondet publike. Më i fundit është ai i publikuar në buletinin e Prokurimeve Publike të datës 6 prill.

Kompania e Kajmakut ka marrë pjesë në tenderin e hapur në mars me një fond limit prej 6.2 milionë lekësh. Ndërsa është shpallur fitues me ofertën prej 4 milionë lekësh të ofruar për të tre lotet.

Gara për blerjen e plehrave kimike, furnitura veterinare, farera, fidanë e të tjera produkte agrokulturor në fakt është hapur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, institucion i Bashkisë së kryeqytetit.

Agim Kajmaku është në kërkim prej nëntorit të vitit të shkuar, pasi rezultoi se nuk kishte deklaruar dënimin në greqi për përdorim të kartëmonedhave të falsifikuara.

Pas hetimeve të Prokurorisë atij iu hoq dhe mandati i Kryebashkiakut i fituar në 30 qershor si kandidat i PS.

Rezulton se në 30 janar kompania ka ndryshuar emrin në ‘A.M.E 2020’ ndërsa bashkëshortja e tij Merita Kajmaku nuk është më administratore, por vazhdon të jetë ortake në sipërmarrje.

Ndryshimet janë bërë vetëm 10 ditë pasi në media u denoncua rasti kur Ministria e Brendshme e shpalli fitues në një tender prej 5 milionë lekësh të reja.

Gjithësesi në konkurrimin e fundit, në tenderin e bashkisë së Tiranës, morën tre kompani për secilin nga lotet. /OraNews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular