BallinaAktualitetErion Veliaj fyen protestuesit e Teatrit: Nuk i pyes ata budallenj

Erion Veliaj fyen protestuesit e Teatrit: Nuk i pyes ata budallenj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i quan budallenj ata që protestojnë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Edhe me teatrin, do qajnë kur ikën një gjë me kujtime dhe prapë do qajnë nga gëzimi kur bëhet një gjë e re. Pse ti mendon se shumica e atyre që shkojnë atje kanë qenë ndonjëherë në teatër?! U thotë partia shkoni në teatër. Të kishin qenë aq shumë veta në Teatër do kishte dalë me fitim. Pse mendon se do të pyes ata budallenj?”– thotë Veliaj.

Fyerjet e tij u bënë gjatë një vizite në një familje në Kombinat, e cila ka një shtëpi pasi iu dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sikurse shtëpitë e vjetra treguan se nuk i rezistuan kohës, edhe godina e Teatrit Kombëtar do të bëhet e re.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular