BallinaAktualitetReagimi i fortë gjerman pro opozitës, Basha: Rritja e autokracisë po minon...

Reagimi i fortë gjerman pro opozitës, Basha: Rritja e autokracisë po minon të ardhmen në BE

Kryetari i PD Basha ndau në Twitter qendrimin e drejtuesit të grupit të CDU Johann Wadephul, nga i cili erdhi nje reagim shumë i ashpër për shembjen e Teatrit dhe dhunën ndaj qyetarëve dhe opozitës, duke vënë në pikëpyetje investimin e tij shumë të rëndësishëm për vendimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Basha shprehet se është “Mirënjohës për mbështetjen vendimtare të Johann Wadephul në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Rrëzimi i sundimit të Ligjit dhe rritja e autokracisë po minon të ardhmen e Shqipërisë në BE, demokracinë dhe stabilitetin e saj, duke thelluar krizën ekonomike. Një nga 3 njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së së kancelares gjermane, Johann Wadeful ka bërë dje një deklaratë të fortë, që paralajmēron se çështja e Teatrit Kombëtar mund të jetë një kusht i ri për nisjen e negociatave”.

foto galeri

“Si një mbështetës i perspektivës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Konbëtar me nxitim dhe dhunë më zhgënjeu dhe më trishtoi.”- u shpreh Wadephul, një mbrojtës i madh i të ardhmes Europiane të Shqipërisë. Nga pozicioni i në kryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, ai ka lobuar në grupin e CDU, por dhe me Hollandën dhe vendet skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por me prishjen e Teatrit Konbëtar, tani Wadephul shprehu zhgënjim.
“A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente te vendeve anëtare, kur refuzuan të thonë “po” për hapjen e negociatave?”

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së, praktikisht një nga 3 njerëzit më të fuqishëm në partinë e kancelares Merkel, e ka mbyllur postimin e tij duke tërhequr vëmendjen për demokraci dhe të drejtat e qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular