BallinaAktualitetZbardhet takimit i ambasadores Yuri Kim me Ramën/Njoftimi i Ambasadës

Zbardhet takimit i ambasadores Yuri Kim me Ramën/Njoftimi i Ambasadës

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, ka zhvilluar sot një takim prej 1 ore me Edi Ramën.

Takimi është zhvilluar në selinë e qeverisë.

Ambasada e SHBA-së me një postim në Facebook, ka bërë publike edhe temat e bisedës mes Yuri Kim dhe Ramës.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA, në Facebook:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha së shpejti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular