BallinaBota5 vende të Europës vendosin hapjen e kufijve të përbashkët në qershor,...

5 vende të Europës vendosin hapjen e kufijve të përbashkët në qershor, data e mundshme

Pesë vendet e Europës Qendrore, Gjermania, Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, mund t’i hapin kufijtë mes tyre rreth mesit të qershorit, njoftuan sot përfaqësuesit e tyre, pas dy telekonferencash.

“Ne mendojmë se mund të krijojmë një mini-Shengen duke i lejuar njerëzit të udhëtojnë pa kontrolle kufitare, teste ose karantinë në mes të qershorit”, tha ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, pas bisedimeve me homologët e tij austriakë dhe sllovakë.

Austria dhe Gjermania kanë njoftuar tashmë se do t’i hapin kufijtë midis tyre më 15 qershor.

“Nëse ata e bëjnë këtë, do të ishte mirë të hapeshin kufijtë me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe, shpresojmë edhe me Sllovakinë, më 15 qershor”, tha kryeministri çek Andrej Babis.

Të pesë vendet, kohët e fundit, kanë lehtësuar kufizimet e brendshme për të frenuar pandeminë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular