BallinaAktualitetRrihet dhe përdhunohet shqiptari i dënuar për vrasjen e studentes greke

Rrihet dhe përdhunohet shqiptari i dënuar për vrasjen e studentes greke

I riu shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke, është përdhunuar në qelitë e burgut Evangelismos. Mediat greke shkruajnë se 19 vjeçari kishte plagë në pjesën anale, shenja të një përdhunimi të pazakontë.

Zbulimi i përdhunimit të 19-vjeçarit të akuzuar në vrasjen e studentet 21-vjeçare Eleni Topaloudi në Rodos është bërë nga mjekët e burgut. I riu shqiptar ka deklaruar se është dhunuar nga të burgosurit, konfirmojnë gjetjet e mjekëve të Evangelismos që e trajtuan, ndërsa edhe më parë është rrahur barbarisht në burgun Avlona.

Vihet re se 19-vjeçari u ishte ankuar mjekëve se ishte dhunuar, pasi u zgjua, siç tha, në një vend tjetër dhe pa pantallona dhe mbathje. Policia tashmë ka nisur procedurën për zhvillimin e hetimeve. /panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular