BallinaBotaZyrtarja e BE: Evropa duhet të bëhet gati për një valë të...

Zyrtarja e BE: Evropa duhet të bëhet gati për një valë të dytë koronavirusi

Perspektiva e një valë të dytë epidemie në të gjithë Evropën nuk është më një teori e largët. Kjo sipas drejtueses së agjencisë së BE-së përgjegjëse për këshillimin e qeverive, për kontrollin e sëmundjeve.

“Pyetja është kur dhe sa e madhe, kjo është pyetja sipas mendimit tim”, thotë Dr. Andrea Ammon, drejtuese e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Po ashtu, Ammon shton se duhet të jemi realistë dhe se kjo nuk është koha për t’u ‘relaksuar plotësisht.”

Ajo shton:

“Duke parë karakteristikat e virusit, duke parë se çfarë shfaqet tani nga vendet e ndryshme për sa i përket imunitetit të popullatës, që nuk është aq interesant midis 2% dhe 14%, që lë akoma 85% deri 90% të popullatës e ndjeshme, virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më tepër se në janar dhe shkurt … Unë nuk dua të them se po vjen fundi i botës, por mendoj se duhet të jemi realistë. Se nuk është koha tani për t’u relaksuar plotësisht. “

Kujtojmë këtu se shumica e vendeve të Evropës ndodhen tashmë në “fazën dy” të planit për përgjigjen ndaj krizës së koronavirusit. Kjo do të thotë që masat shtrënguese janë lehtësuar, por frika e një vale të dytë mbetet prezente.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular