BallinaAktualitetBesnik Aliaj: Dikush duhet të bëjë burg për teatrin, godina restaurohej. Shembja,...

Besnik Aliaj: Dikush duhet të bëjë burg për teatrin, godina restaurohej. Shembja, humbje e madhe arkitektonike

Shembja e Teatrit, ka sjellë reagimin e arkitektëve por edhe të politikës. Besnik Aliaj në një prononcim për MAPO shprehet se dëmi historik është shumë i madh dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Reagim i fortë vjen dhe nga një grup arkitektësh italianë, që dënojnë prishjen e një prej veprave unike në të gjithë botën dhe kërkojnë ndërhyrjen e Institutit të Kulturës dhe Ambasadës Italiane. Në debat përfshihet dhe Meta i cili është shprehur se krimi që u bë me teatrin nuk do të amnistohet.

Në vendin kur për më shumë se 80 vjet me radhë qëndronte teatri kombëtar sot kanë mbetur vetëm gërmadhat. Ai u shemb në mënyrë të pazakontë për një shtet demokratik, ndërkohë qëprishja ose jo e tij, kishte hapur një debat të madh, ku ishin përfshirë dhe autoritetet më të mëdha të Evropës. Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, me mbështetjen e Europa Nostra kanë premtuar që ta ndërtojnë ashtu siç ishte. Kjo do ishte zgjidhja më e pranueshme, që natyrisht do hasë nëqëndresën e qeverisë që ka në plan të ndërtojë një teatër tjetër, së bashku me kulla komerciale.

Duhet theksuar se në pronësi të teatrit janë rreth 8900 metra katrorë truall, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Arkitekti dhe Administratori i Universitetit Polis, Besnik Aliaj, në një prononcim për MAPO thotë se prishja e atij objekti është një humbje e madhe arkitekturore për vendin. Por sipas tij, në rast se kjo humbje është deri diku e riparueshme, për shkak se projektet ekzistojnë, diçka tjetër nuk mund të riparohet kurrë. Historia e cila, brenda pak minutave u shndërrua në gërmadhë.

“Për ne profesionistët, është një humbje e madhe arkitektonike. Të prishësh një ndërtesë të tillë që mbart vlerat e arkitektëve më të njohur të kohës, vetëm një shtet pa moral mund ta bëjë. Godina ishte plotësisht e mundur të riparohej, restaurohej atje ku kishte nevojë, dhe s’ka vend për kakofoni boshe.Por gjithsesi për fat të mirë projektet ekzistojnë, dhe ajo mund të rikthehet ashtu siç ishte dukeuqëndruar besnik skicave”,-thotë Aliaj.

Por sipas tij kjo nuk mjafton. Për arkitektin e njohur, ka një gjë e cila s’mund të kthehet, dhe ajo është vlera historike e saj. Për Aliajn dikush duhet të shkojë në burg për këtë. “Në ato gërmadha ka një dëm tjetër i cili është i pariparueshëm. Flas për dëmin historik dhe kjo është më e rënda që ka ndodhur. S’mund të fusësh nën fadroma ti një ndërtesë e cila mbart në vetvete një periudhë historike të këtij vendi. Ky ka zhdukur njërën prej dy ndërtesave në zhdukje që i përket një periudhe të caktuar kohe, që nisi me Mbretin Zog dhe mbaroi me Italinë. Madje fqinjët tanë krenoheshin me atë çka përfaqësonte ajo godinë. Dhe kjo kërkon shpagim, dhe kryetari i Bashkisë që i nxori gjoksin gjithë kësaj maskarade, që shkoi deri në shkelje të ligjit për ta shembur duhet të shkojë në burg. Kjo çështje s’mund mbulohet kështu. Ai nuk është zgjedhur kryetar Bashkie për të varrosur historinë e qytetit, dhe ky është abuzim i pastër me pushtetin” thotë Aliaj. Mapo

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular