BallinaKryesore“Mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht”, Basha: Rama e shembi...

“Mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht”, Basha: Rama e shembi teatrin për të pastruar para të pista

Përmes një reagimi në TëWitter, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ndal vëmendjen sërish te shembja e Teatrit Kombëtar.

Ai akuzon kryeministrin Rama se e ka shembur me qëllim që në atë truall të ndërtojë kulla, për të pastruar sic shton, paratë e pista.

STATUSI I PLOTE

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular