BallinaAktualitetRama: Ja kur hapet tërësisht Shqipëria dhe kufinjtë. Nëse vjen një valë...

Rama: Ja kur hapet tërësisht Shqipëria dhe kufinjtë. Nëse vjen një valë e dytë e Covid…

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin e mirë, ndërsa tha se brenda këtij muaji, vendi do të hapet tërësisht dhe do të nisë edhe sezoni turistik.

Nga foltorja  e Kuvendit, ku iu përgjigj kritikëve, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të përgatitet që nëse vjen një valë e dytë e koronavrirusit, “ta përballojmë me të njëjtin dinjitet dhe seriozitet”.

Deri sa ne ia dolëm natyrisht që shumëkush duke bërë zgjedhjen e gabuara dhe mos dëgjuar këshillat e Shekspirit do të bjerë pre e një budallallëku që kalon gojë më vesh e vësh me gojë.

Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht e ne do përgatiteti për sezonin turistik, jo duke iu drejtuar atyre që bëjnë zgjedhjen e gabuar, por duke u përgatitur që nëse do të vijë një valë tjetër që do të jetë edhe më e rëndë po ua them sot ta përballojmë me të njëjtin dinjitet dhe seriozitet që e përballuam, duke e vënë Shqipërinë në atë grup të vogël vendesh që sot shihen me admirim për rezultatin, jam shumë krenar që presidenti i Turqisë,  më ka shprehur këtë admirim për çka ka bërë shteti shqiptar, por është diçka, siç sapo e konfirmuan mustaqet e nostalgjisë, sepse kur njeriu e kalon të keqen e harron por kur përballet me të keqen dhe e mund atë ka prirjen të mendojë se e keqja nuk ia vlente, ka kaluar një fazë dhe jam I bindur se në të gjitha rastet kur të kujtohet kjo kohë ata që zgjedhin të dëgjojnë njerëzit e duhur dhe arsyetojnë në rrugën e duhur do të respektojnë çfarë kemi bërë, do të hapemi, por jo si tek Teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi, e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej 2.5 vjetësh atë godinë si kështjellën prej ku do të organizonte sulmin mbi dhe mbi regjimin“, tha Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular