BallinaAktualitetShembja e Teatrit/ “Nuk kam ndryshuar asnjë mendim”- Rama debat të fortë...

Shembja e Teatrit/ “Nuk kam ndryshuar asnjë mendim”- Rama debat të fortë me gazetarin Alfred Lela

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka ndryshuar asnjë mendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në “Real Story” në News 24, Rama u përfshi në debate të forta me gazetarin Alfred Lela.

Rama: Nuk kam ndryshuar asnjë mendim. Ai që u shemb nuk duhej ruajtur. Ai duhej shembur shumë vite më parë. Kam me vete një kronologji fantastike që se njeh askush. Nuk e dinë historinë se si ka rrjedhur i asaj godine dhe që prej vitit 1941, kur është bërë ekspertiza e parë dhe ku shkruhej nevojiten riparime urgjente, deri vonë është thënë çfarë nuk është thënë për atë ndërtesë që nuk është më. Unë nuk jam vetëm, por përkundrazi më qëlloi mua të kaloj këtë betejë si të kalosh detin në këmbë për ta pastruar atë shesh.

Dhuna e policisë ndaj Lelës

Rama: Shikoj një fragment të gjithë teatrit të viktimizimit u vu në skenë për mediat qysh kur u doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupat e tyre atë godinë dhe u përpoqën të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë e shtetit. Nëse flasim për dhunë, ka një mënyrë për t’u përcaktuar. Pyetja e ime e parë është çfarë kërkon qytetari Lela aty? E di zt.Lela që sipas ligjit, policia e shtetit në kushtet kur përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, njeh dhe komunikon vetëm me drejtuesit e një organizimi. Pse e kapërceu lajmin Alfredi? Kishte ndonjë lajm atje? Ku është dhuna? Që e morën përkrahësh siç e meritonte dhe e shtrinë përtokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome. Dhuna është goditje. E shoh si një aksion totalisht mbi bazë të procedurës. Ta nxjerrë zt.Leli një protestë ku protestuesit bëjnë këto. Ka hyrë përtej perimetrit të lejuar.

Lela: Je një njëzës i dëmshëm për këtë vend.

Rama: Do të flas me emër se ti nuk meriton respekt. Kështu flisnin prokurorët e Enver Hoxhës.

Lela: Po më dhunon për herë të dytë.

Rama: Drejtohu me edukatë.

Lela: Ty me edukatë që sapo gënjeve me videon që është pas nesh.

Rama: Unë them atë që shoh.

Lela: Njerëzit e kanë gjykuar.

Rama: E kanë gjykuar vëllezërit Budina.

Lela: Do t’i shohësh shenjat e dhunës. (Ul pantallonat) Ka pesë ditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular