BallinaKronikeShirat dhe lagështira në Durrës: Ja ku përfundoi furgoni me 4 policë...

Shirat dhe lagështira në Durrës: Ja ku përfundoi furgoni me 4 policë bashkiakë brenda

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në Durrës.

Furgoni i Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga e si pasojë është përmbysur.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë.

Në furgon ishin 4 persona ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Vetëm njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta në gjoks.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shumë problematikë në qarkullimin rrugor në disa qytete.

Edhe më herët mëngjesin e sotëm u shënuan dy aksidente të tjera në Elbasan.

Fatmirësisht në asnjërin prej tyre nuk ka pasur lëndime të rënda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular