BallinaOP EDTaulant, sa herë ti flet, mua më vjen turp që ti je...

Taulant, sa herë ti flet, mua më vjen turp që ti je nga Librazhdi !

Nga Ilir Allkja

Taulant, sa herë ti flet, mua më vjen turp që ti je nga Librazhdi !
Si ke thënë sot more, se qenka i panevojshëm debati për Teatrin Kombëtar dhe se “në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të respektojë vendimin e shumicës”?

Ti guxon ta quash “demokraci” shembjen pa ligj, në mënyrë talebaneske , dhunshëm të njërës nga godinat më të bukura, më historike, trashëgimi evropiane, ndër më të vjetrat e Tiranës ?

Ti guxon ta quash “demokraci” përdhosjen që i keni bërë e po i bëni identitetit të Tiranës, Durrësit e gjithë qyteteve të Shqipërisë !?

Me projektin famëkeq “rilindja urbane” ju shkatërruat gjithë sheshet e qendrat historike të qyteteve, dhunuat kujtimet e mijëra shqiptarëve, varrosët identitet e krijimit të qyteteve të reja për të damkosur fikozofinë se “historia fillon me ne”, dhe ti Taulant e quan demokraci këtë ?!

Ja pra pse unë ndjehem i turpëruar me ty, djalin që vinte nga një familje e varfër e Librazhdit, rritur me shumë mungesa, por që sapo e ndoqi fati në politikë, falë një katapultimi aksidental u bëre personazhi i pasur por dhe më i përfoluri për lidhje me botën e krimit!

Ty , Taulant, qe je Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian, unë Iliri me profesion mjek po të mësoj që demokraci nuk është arroganë, dhunë apo sundim i shumicës mbi pakicën !
Kush ti ka mësuar këto broçkulla o Taulant ???
Kush?

Ti ke mbaruar edhe një doktoraturë për shkencat politike …
Mbaje mend Taulant, demokracia si fillim por edhe si mbarim është sundim i ligjit, ligjit që ti e mbarë kopeja juaj e politikanëve nuk e përfillët kurrë !
Ju thoni me arrogancë se “Ligji jemi ne”, dhe me këtë parrullë e nisët e do ta bitisni rrugëtimin tuaj skandaloz !

Herët a vonë unë mjeku, të siguroj që do të përballesh me demokracinë e vërtetë, dhe do të kuptosh ligjin, gjykatat, drejtësinë (që nuk kanë asnjë pikë takimi me broçkullat tuaja) !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular