BallinaAktualitetOraret e daljes dhe bizneset që do jenë hapur, Rama tregon si...

Oraret e daljes dhe bizneset që do jenë hapur, Rama tregon si do veprohet këtë fundjavë

Kryeministri Edi Rama thotë se kjo fundjavë do të jetë njësoj si e shkuara sa i takon rregullave për lëvizjen dhe daljen e qytetarëve.

Në një postim në Facebook, kryeministri uron fundjavë të qetë.

“KJO FUNDjAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA😊 TA KALONI SA MË QETË🙏

Fundjava që lamë pas ishte për të moshuarit të cilët mund të dalin deri në orën 10:00 dhe nënat me fëmijë nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30, ndërkohë që të dielën gjithçka do të jetë e mbyllur.

Kjo vlen për zonat e cilësuara si të kuqe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular