BallinaAktualitetZbulon si ndihet pas prishjes së Teatrit/Neritan Liçaj: ‘Një pjesë e imja...

Zbulon si ndihet pas prishjes së Teatrit/Neritan Liçaj: ‘Një pjesë e imja ka mbetur në ato rrënoja’

Aktori i njohur Neritan Liçaj është sot i ftuar në “Zonë e Lirë”, ku ka treguar si ndjehet disa ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

“Cila është gjendja jote shpirtërore në këto momente që po flasim? Si ndjehesh sot, pas 6 ditësh nga shembja e Teatrit?”, e ka pyetur Çani Neritanin.

“Janë shumë të ndërthurura të gjitha bashkë, një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja.

Pjesa tjetër jam krenar që luftuam deri në fund. Ishte shumë brutale e gjitha, jo si aksion e policisë. Kjo është diktat. I qetë nuk do jem kurrë, gjithë ditën do më shoqërojë.

I fundit që ka dalë nga Teatri isha unë dhe një aktore tjetër. Ai Teatër u mbyll me një aktor që doli prej tij”, ka thënë Neritani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular