BallinaKryesoreKeni shitur një makinë dhe vijon të mbetet në emrin tuaj? Ja...

Keni shitur një makinë dhe vijon të mbetet në emrin tuaj? Ja njoftimi me rëndësi, ç’duhet të bëni

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i drejtohet të gjithë qytetarëve që kanë shitur apo kanë blerë një mjet dhe nuk kanë bërë ende ndërrimin e pronësisë së tij në emër të blerësit.

DPSHTRR sqaron si mund të azhurnojnë të dhënat nëse pala shitëse nuk ka kontakt me blerësin.

“Ky mjet mund t’ju bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve!”, thekson drejtoria e Transportit.

POSTIMI I PLOTE

✅Keni shitur një mjet 🚘🛵 dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi?
🔺Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit! ✅Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj? 🔺Ky mjet mund t’ju bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve!

SHITËSA & BLERËSA! 🙏
Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin! Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin:
🟢SHITËSI ka të drejtën të deklarojë mes dokumentave, faktin e aktit të shitjes, pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)!
🔴BLERËSI ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)! ‼️Për shkak të situatës së pandemisë COVID19, aplikimi i gjobës që parashikohet nga Kodi Rrugor për blerësin (10,000 – 40,000 Lekë të reja sipas vonesës)ndaj çdo regjistrimi të vonuar kalimi pronësie, do të shtyhet si afat deri në një njoftim të dytë! 🟢Për gjithë ata që planifikojnë shitjen-blerjen, DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronesisë së mjetit direkt në sportelet tona – 1 Stop Shop (1,400 Lekë)! #MëShpejtMëLehtëMëLirë

ℹ️Për më shumë informacion për ndërrimin e pronësisë së mjetit:
https://www.dpshtrr.al/info-dhe-risi/udhezues-shitblerjet-e-paregjistruara-nga-bleresi

makin1makin2makin3makin4makin5makin6

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular