BallinaAktualitetKomuniteti Mysliman përplaset me Ramën dhe e terhoqi nga marrezia: Bajrami do...

Komuniteti Mysliman përplaset me Ramën dhe e terhoqi nga marrezia: Bajrami do të falet në xhami edhe pse janë në fuqi

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhamia, duke ndjekur protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërsa ceremonia qendore do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit”, pranë zonës së Pazarit të ri në Tiranë. Mbetet e paqartë mënyra sesi do të bëhet qarkullimi i besimtarëve pasi kryeministri Edi Rama njoftoi dje se e diela do të jetë e izoluar për të gjithë.

Njoftimi i plotë i KMSH

Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020. Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular