Nga pengmarrja te ekzekutimi i një shqiptari, kush është “Riku i Tmerrshëm” që duhet t’i përgjigjet OFL-së

0

OFL u ka dërguar dje formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër shtetasve, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Formulari i është dërguar shtetasit Arben Ruço, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; Frederik Arifi banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”; Meardi Berberi, banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim; Shkëlqim Shara banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48-orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

KUSH JANË TË DËNUARIT

Arben Ruço, banues në Korçë, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Frederik Arifi është personazhi tjetër i botës së krimit, që do duhet t’i përgjigjet OFL.

Arifi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi më parë është dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

I njohur ndryshe si “Riku i Tmerrshëm”, në vitin 2010, ai u ekstradua nga Holanda ku ka kryer edhe vrasjen e shtetasi shqiptar që jetonte në Amsterdam.

Fillimisht, Arifi kishte marrë peng një shtetas shqiptar, duke i bërë presion familjes se do ta lironte kundrejt një pagese prej 200 milionë lekësh ku pas kësaj kërkese, “Riku i Tmerrshëm” e ekzekutoi atë. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet 2001.

Maerd Berberi është gjithashtu një tjetër i dënuar që është futur në sitën e OFL. Berberi me origjinë nga Pogradeci rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, Berberi ka qenë edhe pjesë e strukturave vendore të bashkisë së Pogradec ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës Kanalizimeve. Nga ana tjetër, në 2016, ai u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellësit, pasi ky i fundit e uli në detyrë Berberin nga drejtor juridik, në punonjës të thjeshtë.

Vendim ky që nxiti konflikt dhe mes kreut të Ujësjellës-Kanalizimeve, Marsel Isallari, dhe Berberit, ku ky i fundit e kërcënoi atë me jetë.

Shkëlqim Sharra është emri tjetër që do duhet t’i përgjigjet OFL-së brenda 48 orësh. Sharra, banues në Elbasan, rezulton i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.