BallinaKronikeAksident i rëndë në Durrës, furgoni përplas për vdekje fëmijën e mitur

Aksident i rëndë në Durrës, furgoni përplas për vdekje fëmijën e mitur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije të mitur ka ndodhur sot në Durrës. Policia bën me dije se 8 vjeçari është përplasur nga një furgon.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit, shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Fëmija ishte duke lëvizur me biçikletë.

Njoftim nga Policia e Durrësit

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular