BallinaKronikeMISTERI/ Vetëvarja e 51-vjeçarit në burg, 20 minuta para telefonoi familjen

MISTERI/ Vetëvarja e 51-vjeçarit në burg, 20 minuta para telefonoi familjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së djeshme në Burgun e Fierit kur një peson vari veten me çarçaf në banjon e këtij institucioni të vuajtjes së denimit.

Familjarë dhe të njohur të Bilbil Zekajt, 51-vjeçarit që u vetëvar dje në burgun e Fierit kanë mbetur të tronditur nga akti i rëndë i vetëflijimit një ditë më parë.

Raportohet se mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ai ka kryer telefonatën e fundit me familjarët 20 minuta para se të futej në tualet ku dhe do të vetëvarej.

Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.

51-vjeçari nga Mallakastra nuk njihej si person problematik dhe nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular