BallinaSocialePasiguria në Shqipëri e pranishme kudo, gati sa nuk "ulëret"...

Pasiguria në Shqipëri e pranishme kudo, gati sa nuk “ulëret”…

Nga Eranda Zorba

Sot pasiguria eshte bere aq e dukshme dhe e pranishme, gati -gati sa nuk uleret. Pasiguri per te jetuar te tashmen dhe per te ndertuar te ardhmen, ne nje vend ku siguria ka qene vazhdimisht e larget dhe abstrakte. Kjo ndjenje pasigurie po kaplon çdo dite e me shume shoqerine tone, e cila per 1001 arsye ndihet e pafuqishme per t’i bere balle ose ndoshta e lodhur dhe e pashprese. Pse valle eshte kaq e veshtire rezistenca, fitimi i te drejtave te mohuara, ngritja e zerit dhe perballja me te verteten? A thua se kaq e pavlere eshte e ardhmja jone dhe e femijeve tane ne kete vend, ku fati deshi te jetojme?! Eshte shqetesuese per nje shtet, kur te rinj dhe te vjeter te vetmen mundesi shpetimi nga kthetrat e pasigurise shohin largimin nga vendi i tyre. Pikerisht atehere kur çdo fije shprese eshte shuar dhe ajo drita ne fund te tunelit eshte realisht inekzistente, pasiguria dhe frika kane triumfuar heshturazi. Eshte rrenjosur nje shoqeri, ku vlerat njerezore, te drejtat, liria dhe dinjiteti njerezor, shkelen dhe hidhen poshte dhunshem dhe askush nuk mban pergjegjesi per to. Nje shoqeri ku e ashtuquajtura elite politike historikisht shkel per te komanduar, dominon per te perfituar dhe luan “lojen” e saj, pa rregulla, parime apo norma. Madje, ajo ka aq guxim sa performon ne kurriz te te gjithe atyre, qe ne kushte normale e legjitimojne dhe i japin ze veprimtarise se saj. Jetojme ne nje shoqeri ku çdo gje qe sheh, degjon dhe perballesh eshte nje armik i padukshem me emrin pasiguri. Nje armik qe eshte i afte per te paralizuar çdo gje dhe gjithçka, pa kursyer as vete te ardhmen. Perkundrazi, ai e vret ate, vret te ardhmen e te gjitheve dhe te askujt…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular