BallinaAktualitetVIDEO/Ambulanca e aksidentuar në rrugë, dëshmitarët përpiqen të shpëtojnë pacientin

VIDEO/Ambulanca e aksidentuar në rrugë, dëshmitarët përpiqen të shpëtojnë pacientin

Këto janë pamjet e para nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot pasdite në fshatin Kruje të Fierit. Siç shihet në video, ambulanca është përmbysur në mes të rrugës dhe në tokë ndodhet i shtrirë pacienti i cili humbi jetën, teksa përpiqen ta shpëtojnë.

Policia në informacionin zyrtar tha se ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

ambukanca3ambulanca2ambulanca1

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular