BallinaBotaAnglezët e harrojnë koronavirusin, përleshje masive mes njerëzve të mbledhur në plazh

Anglezët e harrojnë koronavirusin, përleshje masive mes njerëzve të mbledhur në plazh

Edhe pse koronavirusi ka shkaktuar një numër të madh viktimash në Britaninë e Madhe, anglezët nuk ngurruan që të popullonin plazhet në momentin që ju dha mundësia.

Në një nga këto plazhe të populluara ka ndodhur edhe një sherr masiv, që ka bërë që njerëzit të grumbulloheshin akoma më shumë.

Në Broadstairs, Kent, disa vizitorë të plazhit u përfshinë në një përleshje, ndërsa në disa sekonda u harruan edhe rregullat e distancimit fizik apo social.

Nuk dihet ende se pse nisi sherri mes pushuesve ndërsa meteorologët kanë lajmëruar që temperaturat do të vijojnë në rriten dhe kjo mund të ndikojë tek numri i pushuesve që dalin në det. Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë.

Kujtojmë këtu, se deri më tani  Britania e Madhe numëron 265,227 persona të infektuar dhe 37,048 të infektuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular