BallinaPolitike"Në truallin e teatrit do ndërtohen 6 kulla, metri katror i dyqaneve...

“Në truallin e teatrit do ndërtohen 6 kulla, metri katror i dyqaneve do shkojë 10 mijë euro”

Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, tha se Rama po përdor dhunën për të treguar forcën dhe kjo tregon që kjo është një regjim në ikje.

I ftuar në emisioin Ditë e Re  në RTV Ora, ai deklaroi se problemi i Ramës është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë, sepse do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve.

Çlirim Gjata: ”Ai përdori dhunën për të treguar forcën, tregon se është një regjim në ikje. Kemi përplasje që akoma nuk e kanë kaluar cakun e policit por në momentin që e kalon do kalojë tek qeveria sepse ekonomia është në krizë të tmerrshme. Tani doli që kishin lekë. Tani që ra tërmeti dhe pandmeia bëri hatanë. Këtu problemi është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë. Do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve. Faktori ndërkombëtar nuk foli kur Shqipëria u kanabizua 100%, nuk foli kur këtu po vidheshin zgjedhjet e po bliheshin me krimin e organizuar, me shefat e komisariateve, të arsimit, administratës. Faktori ndërkombëtar nuk foli për këto. Nuk foli për teatrin. Gjysma e botës kanë shkruan për teatrin në formë kritike.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular