BallinaAktualitetPanik në Tiranë/Del pozitiv efektivi i togës së shoqërimit dhe...

Panik në Tiranë/Del pozitiv efektivi i togës së shoqërimit dhe…

Burime bëjnë me dije se një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Të dielën ai së bashku me nënën dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe shenja të tjera të sëmundjes.

Të hënën pasdite u është marrë tamponi dhe kanë rezultuar të tre pozitiv.

Nga dje janë futur në karantinë, dhe janë izoluar nga personat e tjerë. Sot është njoftuar dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe pritet një urdher sesi do të procedohet me personat e kontaktit të efektivit, shkruan faxweb.

Dyshimet e para janë se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij,  që punon si shitëse, ndërkohë që pritet të bëhet hetimi i plotë epidemiologjik i rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular