BallinaKryesoreSi ndryshoi mendim drejtoresha e IMK për Teatrin/ Çfarë thoshte në 2015...

Si ndryshoi mendim drejtoresha e IMK për Teatrin/ Çfarë thoshte në 2015 firmëtarja e shembjes së tij

Vijon ende të komentohet aksioni ushtarak i qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas artikujve të publikuar në shumicën e mediave ndërkombëtare, reagon edhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Përmes një reagimi në Facebook, FMTK publikon dy deklarata të ndryshme, në kohë të ndryshme sa i përket godinës në fjalë, të drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani.

Në një intervistë të shkurtit 2015, firmëtarja e prishjes së Teatrit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të shprehej se, godina nuk rrezikon të shembet, ndërsa specialistët e IMK-së kishin punuar për përmirësimin e kushteve dhe parametrave të tij.

Reagimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore:

DYFYTERESIA E DREJTORESHES SE IMK

Me 11 Shkurt 2015

Drejtoresha e Institutit te monumenteve do te shprehej ne intervisten e dhene gazetares Fatmira Nikolli :

F.N. – Sipas vëzhgimit të IMK-së, edhe sa kohë mund të qëndrojë në këmbë Teatri Kombëtar, për gjendjen e të cilit është ankuar drejtori i tij, Hervin Çuli?

Arta Dollani. – Objekti ku sot zhvillon aktivitetin Teatri Kombëtar ka pësuar dëmtime. Raporti i hartuar nga specialistët e IMK pasqyron në mënyrë të hollësishme gjendjen. Në këtë raport NUK bëhet fjalë për jetëgjatësinë e objektit, i cili në vetvete NUK RREZIKON, por i përmirësimit të kushteve dhe parametrave për funksionimin e tij.

Ne daten 16 korrik 2015 e njejta drejtoreshe me Urdher Nr. Prot. 1068 i jep Teatrit Kombetar statusin ligjor ” Ne Mbrojtje Paraprake” mbeshtetur ne Ligjin 9048 / Neni 26 pika 1 dhe 2.

Sot e njejta drejtoreshe si pjese e keshillit bashkiak ka firmosur prishjen e teatrit Kombetar.

https://www.balkanweb.com/arta-dollani-monumentet-me-qira-per-aktivitete-kulturore/?fbclid=IwAR08i9CBnCU8p7XeRgVpsUoiGbVUJ8EJjjgdp618WIAXTkj0qsHzmGXEmZM

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular