BallinaKryesoreVendimi i Universitetit të TiranësT/“Rrudhen” degët më të preferuara. Më pak vende...

Vendimi i Universitetit të TiranësT/“Rrudhen” degët më të preferuara. Më pak vende tek…Ja kuotat..

Dy degët historikisht më të preferuara të të rinjve, Ekonomiku e Drejtësia, do të tkurren këtë vit, duke pranuar më pak studentë se vitet e kaluara.

Kështu ka vendosur Senati Akademik i universitetit më të madh në vend, atij të Tiranës, i cili do të fusë në auditorë për vitin 2020-2021 360 studentë më pak se viti i shkuar. Pas shumë vitesh, tendenca në rritje e pranimeve të reja po shkon në kah të kundërt.

Kjo përkthehet në më pak shanse për maturantët që garojnë për të fituar një nga këto degë në UT. Gazeta publikon listën e plotë të kuotave të miratuara në Senatin Akademik. Këshillohet që maturantët, përpara se të marrin vendimin për degët që do të garojnë, të konsultohen më parë me kriteret dhe kuotat, për të shqyrtuar mundësinë e pranimit, së paku në njërën prej tyre.

KUOTAT

Programe studimi të shumëpëlqyera nga masa e studentëve, pas shumë kohësh në stanjacion ose rritje të lehtë të vitpasvitshme, kanë vendosur të bëjnë mbrapa. Kështu, Ekonomiku, nga 1280 kuota të palëvizura prej shumë kohësh, ka vendosur të pranojë për vitin e ri akademik vetëm 1200.

Administrim biznesi është ai që preket më tepër, me 40 kuota më pak, më pas Financa me 20 dhe dy degët e tjera, Ekonomiksi dhe Informatika Ekonomike me nga 10 kuota. E njëjta gjë ka ndodhur në Fakultetin e Drejtësisë. I vetmi program i integruar në UT që ofrohet 5-vjeçar i plotë, do të ketë këtë vit 10% më pak, duke ofruar 640 vende, nga 700 vitin që shkoi. Ndryshime të ndjeshme janë bërë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Gjuha Ruse që vjet diskutohej për t’u mbyllur, nga 90 propozime vitin e kaluar, sivjet vjen me një të tretën e saj 30. Njësoj vjen këtë vit edhe gjuha greke. Nga ana tjetër, Turqishtja ofron 60, ndërsa Gjuha Spanjolle ka pësuar një shkurtim të lehtë. Përkundrejt “gërshërëve” që kanë prekur thuajse të gjitha gjuhët dytësore në këtë fakultet, Italishtja do të njohë rritje. I vetmi program që nuk ka asnjë ndryshim është Anglishtja, që përthith numrin më të lartë të studentëve të rinj.

Te Filologjiku, interesi për të shkuarën është zbehur dukshëm. Nga pesë profilet që ofrohen në këtë fakultet, rrezikon vetëm Historia, së cilës gati i janë përgjysmuar kuotat. Nga 180, këtë vit do të ketë vetëm 100 të tilla. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës nuk do të ketë asnjë lëvizje, as më shumë e as më pak. Është i njëjti numër pranimesh. Njëjtë do të ndodhë edhe në atë të Shkencave Sociale.

Me përjashtim të Filozofisë e Sociologjisë, kuotat e të cilëve nga vjet sivjet kanë ndryshuar vendet. UT ka vendosur të mbajë të pandryshueshëm pranimet në filialin e Sarandës për dy degët, Administrim biznes dhe Gjuhë Angleze. Janë vetë fakultetet që, në raport me kërkesën dhe kapacitetet pritëse që ofrohen, hartojnë numrin e studentëve që prekin auditorët për herë të parë.

Kuotat janë miratuar në Senatin Akademik dhe dërgohen për miratim në Ministrinë e Arsimit, e cila i jep “OK” vetëm pasi shikon se në ç’masë ky numër studentësh i përgjigjet standardit të vendosur, student/ pedagog dhe student/m2.

kuotat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular