BallinaKronike15-vjeçarja ngacmohet seksualisht në Dajt, kallëzohen dy policët pasi...

15-vjeçarja ngacmohet seksualisht në Dajt, kallëzohen dy policët pasi…

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave i referoi Prokurorisë për hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve te policisë, të dyshuar se kanë reaguar me vonesë për të ndaluar një të dyshuar për krime seksuale.

Rasti u kallëzua nga një burrë dhe vajza e tij 15-vjeçare, që pretendojnë se specialistët e hetimit, pas kallëzimit për ngacmimin e adoleshentes, nuk e kishin referuar për dhunë seksuale denoncimin, por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet, pasi dosja që TCH disponon tregon që shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes, i riu u lejua të largohej në shtëpi, për t’u arrestuar tre ditë me vonë.

Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e Prokurorit se si duhet te vepronin. Ai i kishte udhëzuar në telefon ta pyesnin, jo si person nën hetim, por si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij, e lanë te lirë për ta arrestuar pas ankesave të të dëmtuarve.

Siç thuhet në dosje, 15-vjeçarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt. Asaj iu ndërpre rruga nga një motorist, që e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi, ai e ndoqi në këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe, kur ajo tentoi të bërtasë, i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës, ajo mundi të shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie që po patrullonte ne zonë, duke kërkuar ndihme. Por ndërkaq oficerët që e shoqëruan në komisariat, përshkruan se si një vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata që kryen veprimet e mëpashme dyshohet se nuk kanë patur të njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit te detyrës.

Një burim i sigurtë tregoi se dy oficerët dyshohen të kenë vepruar ne këtë mënyrë, pasi mund te kenë patur si synim të lehtësojnë gjendjen e te dyshuarit i moshës 22-vjeç. Dyshimet që bien mbi ta janë ato të shpërdorimit te detyrës, thotë SHÇBA./ TCH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular