BallinaAktualitetInfektoi 13 të tjerë se refuzoi të izolohej, Pipero flet për infermieren...

Infektoi 13 të tjerë se refuzoi të izolohej, Pipero flet për infermieren me koronavirus: Ajo që nuk dimë është…

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero duke folur rreth rasteve të shtuara me Covid-19 gjatë dy ditëve të fundit, në emisionin “Open” përmendi edhe rastin e një infermiereje që ka infektuar 13 persona të tjerë në një spital në Tiranë.

Sipas Piperos e infektuara në fjalë nuk dihet se ku e ka marrë Covid-19. Pipero thekson se infermierja e ka refuzuar izolimin pavarësisht se i është këshilluar, para se të dilte përgjigja e tamponit.

“I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të Covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën.” tha mjeku Pipero.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular