BallinaOP EDKongresi i Përmetit, kongres i turpit. Bashkia të mbyllë muzeun

Kongresi i Përmetit, kongres i turpit. Bashkia të mbyllë muzeun

Nga Shpëtim Axhami
(Kreu i PLL)

Partia Lëvizja e Legalitetit e shikon të rrëzikshme dhe të pa vend atë që Bashkia e Përmetit beri të mundur, duke hapur një muze kushtuar kongresit të Permetit.

Sipas njoftimit të saj, kongresi që instaloi regjimin më terrorist të Europës na qenka “historik” e për këtë arsye duhet të ketë një muze.

Për PLL dhe shumicën e shqiptarëve, ky kongresë nuk ka asnjë vlerë historike, përkundrazi me vendimet e tij, ndau përfundimisht shqiptarët duke mbjellur luftë dhe vellavrasje, e për rrjedhojë solli diktaturën komuniste.

Vendime dhe projekte të tilla janë idiotësira dhe të rrëzikshme duke mbajtur gjallë frymën diktatoriale komunisto-enveriste.

Prandaj kërkohet me patjetër, dekomunistizimi i shoqërisë, dënimi ligjor i krimeve të komunizmit, për tu ndarë njëherë e mirë prej tij.

Historia duhet të shkruhet drejt dhe jo me pasione politike, për të mbajtur larg atë që komunizmi i solli kombit tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular